Telegrafi

Si ta rehatoni fytin

Para se të vraponi në barnatore provoni të shëroheni në formë natyrale. Përveç sherbelës ekzistojnë edhe shumë ilaçe natyrore me të cilat mund të lehtësoni dhimbjet në fyt. Ne ju sjellim disa.

Një nga ilaçet më të shpeshta shtëpiake është një lugë mjaltë dhe një copë limoni në ujë të ngrohtë. Fyti ka nevojë të ngrohet dhe të mbulohet me materie ushqyese.

Opsioni tjetër i dëshmuar është shpëlarja e fytit me tretje të njelmët, transmeton Koha.net. Kjo është e përkryer për këtë kohë të vitit, sepse shëron pezmatimin e fytit të shkaktuar nga ajri i thatë ose alergjitë që tani janë në qarkullim me të madhe.

Fytin mund ta shpërlani edhe me uthull molle, por kini kujdes që uthulla të ketë prejardhje organike. /Telegrafi/