Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit.
Dhimbja e veshit është një nga arsyet e zakonshme që ne shkojmë tek mjeku çdo vit, dhe mund të jetë simptomë e një infeksioni ose e një sëmundje ekzistuese.
Në shumicën e rasteve, dhimbja e veshit nuk është e rrezikshme. Rrallë është shenjë e një sëmundjeje të rëndë, trajtimi varet nga shkaku, por jo mund të aplikoni disa metoda shtëpiake.
Ja si mund ta qetësoni dhimbjen e veshit në kushte shtëpiake
Aplikoni diçka të ngrohtë ose diçka të ftohtë. I ftohti mund të zvogëlojë dhimbjen dhe inflamacionin ndërsa nxehtësia relakson muskujt tuaj dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut.
Ngrini kokën lart. Kjo ndihmon në lehtësimin e presionit brenda veshit tuaj.
Përdorni pika veshi pa recetë. Pyesni ekspertin shëndetësor se cili lloj është më i miri për situatën tuaj. Mos përdorni pika veshi nëse keni këputje të daulles së veshit.
Komplikimet
Dhimbja e veshit nuk është gjithmonë një shenjë e diçkaje serioze. Por nëse zgjat më shumë se tre ditë, duhet të shkoni tek vizitë te mjeku.
Nëse keni infeksion, ai mund të përhapet në strukturat e afërta si tek nofulla ose kafka e juaj. Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të çojnë në komplikimet serioze mastoiditi ose meningjiti.