Uljen e çmimit të produkteve ushqimore qytetarët nuk po ndjejnë, edhe pas paralajmërimeve të Qeverisë. Kështu thonë qytetarët e e anketuar nga TV Kanal 5.
Qytetarët do të blejnë aq sa u lejon buxheti familijarë, përcjellë Telegrafi.
Nuk kanë munguar as pritjet e qytetarëve nga politikanët, nga të cilët më së shpeshti dëshirojnë të kuptojnë më shumë nevojat reale që kanë ata.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetërorë për Statistikë, kostoja e jetesës ka shënuar rritje në nëntor 2022 krahasuar me muajin e mëparshëm dhe më së shumti janë rritur çmimet e pijeve alkoolike, mishit dhe peshkut, ndërsa çmimi i qumështit dhe produkteve ushqimore mbeti i pandryshuar.
2022 po e përcjellim me rritje të shpenzimeve dhe pagë mesatare prej 32.553 denarë. /Telegrafi/