Green&Protein, ka sjellur përsëri mundësinë e abonimit në shujtat javore dhe mujore për adhuruesit e ushqimit të shijshëm, të shëndetshëm e të balancuar dhe për ata që kanë nevojë të mos mendojnë më për shujtat ditore të drekës.
Tani që ka filluar viti i ri kalendarik dhe veçse jemi rikthyer në punë, në mesin e agjendave të ngjeshura që kemi, shpeshherë anashkalojmë shprehitë e mira dhe të rregullta të të ngrënit.
Në këtë mënyrë, planet e shujtave të shëndetshme javore dhe mujore nga Green&Protein janë zgjidhja më e lehtë dhe ideale duke ju ndihmuar që të krijoni shprehi sa më të shëndetshme të të ushqyerit dhe në mesin e shumë gjërave të rëndësishme të mos harroni të prioritizoni shëndetin tuaj.
Më e mira është se ushqimi ju vjen çdo ditë ndryshe. Një ditë do të keni burger, një ditë wrap, një ditë sallatë e shumë ushqime tjera. Për më tepër, këtë vit Green&Protein i ka shtuar edhe disa produkte shtesë si supë, ëmbëlsirë apo pije të freskët, pa pagesë.
Mënyra e abonimit në shujtat e shëndetshme të Green&Protein mund të realizohet përmes aplikimit në e-mail adresën mealplan@greenandprotein.com, përmes formës online, përmes formës fizike në lokalin e Green&Protein në Prishtinë ose përmes telefonit duke kontaktuar Green&Protein në +383 43 558 550, prej orës 08:00 – 16:00.
Planin e shujtave të shëndetshme nga Green&Protein e gjeni në këtë link.
Për të qenë gjithmonë më të informuar me ushqimet dhe ofertat që sjell Green&Protein, përcillni postimet në Instagram greenandprotein.