Për fat të mirë, shëndetin e veshkave nuk është vështirë ta mirëmbani, mjafton t’i ndiqni tre hapa që i rekomandojnë ekspertët:
Pini ujë
Dehidratimi e rrit rrezikun e sëmundjeve të veshkave për madje 20%. Rritja e konsumit të ujit është mënyra më e lehtë për ta ruajtur shëndetin e veshkave.
Mbani një shishe me ujë me vete gjithmonë dhe pini ujë që në shenjat e para të dehidratimit (goja e thatë, pështyma e trashë).
Pini qumësht ose jogurt
Vetëm 2 gota jogurt në ditë, ose 1 filxhan qumësht do të ndihmojnë që t’i mbani veshkat të shëndetshme, ndërsa kalciumi mund ta ulë rrezikun nga presioni i lartë i gjakut për 25%.
Reduktoni konsumin e kripës
Ushqimi i cili përmban sasi të tepërt të kripës e rrit rrezikun nga gurët në veshka. Veshkat janë përgjegjëse për largimin e kripës së tepërt nga trupi.
Megjithatë, nëse merrni sasi të tepërt të kripës, veshkat nuk do të mund ta nxjerrin të gjithën dhe kjo mund ta shkaktojë dështimin e tyre. /Telegrafi/