Telegrafi

Si ta përballoni gripin dhe rrufën në shtëpi

Ja disa që duhet të provoni:

1. Shumë regjim shtrati
Pluset: Do të shëroheni më shpejt dhe do të mbroni të tjerët nga viruset tuaja.
Minuset: Agjenda juaj do të duhet të ndryshojë dhe do të duhet të mungoni një apo dy ditë në punë.

2. Pini më shumë ujë
Të mirat: Ruan membranat e mukusit të lagështa dhe ndihmon të kontrolloni kollën. Edhe lëngjet janë OK, por shmanguni pijeve me kafeinë.
Pluset: I lirë dhe i thjeshtë.
Minuset: Do të shpenzoni më shumë kohë në banjë.

3 . Lajini shpesh duart
Pluset: Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur gripin.
Minuset: Duhet t’i thani duart në dimër. Përdorni losion duarsh për ta kompensuar këtë.

4. Kompresa të ftohta
Të mirat: Ndihmon të pakësojë ethet ose t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Pluset: Të jep lehtësim të shpejtë të dhimbjeve.
Minuset: Asnjë.

5. Gargarë me ujë të ngrohtë e kripë
Të mirat: Zbut fytin e acaruar.
Pluset: Është një trajtim natyral, që nuk kushton dhe që jep lehtësim të menjëhershëm.
Minuset: Le të themi që nuk është si një ëmbëlsirë që do t’ju shijonte.

6. Hapa (kokrra) për fytin
Pluset: Veprimi zbutës jep një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së fytit dhe pakëson intensitetin e kollës. Janë të lira dhe mund të përdoren kudo.
Minuset: Mund të mos ua pëlqeni shijen apo aromën që lëshojnë.

7. Lagështi në ajër
Të mirat: Një aparat i specializuar rrit lagështinë në ajër dhe zbut kanalet hundore të irrituara dhe të thata.
Pluset: Ju lehtëson fytin dhe hundën e thatë.
Minuset: Do të duhet të blini një aparat për lagështirën. /Telegrafi/