Telegrafi

Si ta pastroni televizorin por të mos e dëmtoni – të gjitha njollat dhe gjurmët e gishtave zhduken

Pastrimi i televizorit duket detyrë e thjeshtë, por shumica më me dëshirë e shmangin nga frika se do ta dëmtojnë me ujë apo me veprime të vrazhda.

Mirëpo, nëse i ndiqni këto udhëzime të ekspertëve, aparati televiziv do të jetë i pastër dhe nuk do t’ju prishet, transmeton The Sun.

Lexoni këshillat e ekspertit si ta pastroni hollësisht tlelevizron pa u frikësuar që do ta dëmtoni.

  1. Më parë fikeni televizorin dhe hiqeni nga priza.

  2. Pastaj me leckë të pastër e të thatë fshini ekranin dhe të gjitha pjesët për të eliminuar gjithë pluhurin. Bëni kujdes vetëm që lecka të mos lërë pas vetes “gjurmë” dhe shmangni peshqirët e letrës.

  3. Për eliminimin e papastërtive, spërkatni me produkte për pastrim të ekranit në leckë dhe me lëvizje të lehta fshini televizorin.

  4. Kalojeni edhe një herë me leckë të thatë.

  5. Pasi të prisni pak që të thahet tërësisht, atëherë mund ta futeni në prizë.

Shënim: Asnjëherë mos spërkatni produktin direkt, gjithmonë në një leckë së pari! /Telegrafi/