Pastrimi i televizorit duket detyrë e thjeshtë, por shumica më me dëshirë e shmangin nga frika se do ta dëmtojnë me ujë apo me veprime të vrazhda.
Mirëpo, nëse i ndiqni këto udhëzime të ekspertëve, aparati televiziv do të jetë i pastër dhe nuk do t’ju prishet, transmeton The Sun.
Lexoni këshillat e ekspertit si ta pastroni hollësisht tlelevizron pa u frikësuar që do ta dëmtoni.
-
Më parë fikeni televizorin dhe hiqeni nga priza.
-
Pastaj me leckë të pastër e të thatë fshini ekranin dhe të gjitha pjesët për të eliminuar gjithë pluhurin. Bëni kujdes vetëm që lecka të mos lërë pas vetes “gjurmë” dhe shmangni peshqirët e letrës.
-
Për eliminimin e papastërtive, spërkatni me produkte për pastrim të ekranit në leckë dhe me lëvizje të lehta fshini televizorin.
-
Kalojeni edhe një herë me leckë të thatë.
-
Pasi të prisni pak që të thahet tërësisht, atëherë mund ta futeni në prizë.
Shënim: Asnjëherë mos spërkatni produktin direkt, gjithmonë në një leckë së pari! /Telegrafi/