Telegrafi

Si ta pastroni sa më lehtë pllakën e rrafshët të shporetit

Rolin kryesor në këtë punë e ka soda e bikarbonatit, por do t’ju nevojitet edhe detergjenti i zakonshëm i larjes së enëve, një enë e thellë, ujë i nxehtë, një peshqir apo lecka e kuzhinës, si edhe dorezat mbrojtëse, në mënyrë që soda e bikarbonatit të mos jua dëmtojë lëkurën e duarve, transmeton Telegrafi.

Në fillim mbushni enën me ujë të nxehtë dhe shtoni pak detergjent. Bëjeni shkumë dhe njomeni peshqirin apo leckën e kuzhinës. Sodën e bikarbonatit hidheni nëpër shporet.

Peshqirin apo leckën nxirreni nga uji dhe shtrydheni pak. Le të mbetet e njomur, por të mos shtrydhet tepër. Peshqirin e njomur vëreni mbi pllakën mbi të cilën keni hedhur ujë dhe sodën e bikarbonatit.

Prisni rreth 15 minuta, pastaj me peshqir fërkojeni shporetin duke përdorur sodën e njomur të bikarbonatit si mjet abraziv.

Mbetjet e sodës së bikarbonatit dhe ndyrësirën pas pastrimit eliminojeni me sfungjer të zakonshëm. Pllaka e rrafshët e shporetit tuaj do të shkëlqejë si ta kishit blerë para pak ditësh!

Nëse keni shporetin me komanda me prekje të ndjeshme, gjatë pastrimit shmangni ato pjesë për shkak të sensorëve. /Telegrafi/