Telegrafi

Si ta parandaloni rënien e gjinjve

Gjinjtë nuk kanë muskuj, përbëhen nga dhjami, inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Donë kujdesin e nevojshëm për të mbajtur në formë të mirë. Ja çfarë ju ndihmon të parandaloni rënien e gjinjve:

Joga
Janë studiuar gjerësisht të mirat që joga i sjell trupit dhe është mekanizmi kryesor në tonifikimin e trupit dhe rritjen e fleksibilitetit. Një pjesë e tonifikimit ndodh edhe në gjinj, edhe pse varet në cilin pozicion praktikoheni zakonisht.

Masazhi
Bëjini masazh gjinjve 2 deri në 3 herë në javë me vaj ulliri. Përmirëson tonin dhe cilësinë e lëkurës.

Vajra esencial
Vaji i karotës, i selvisë, i koprës dhe i mendrës janë disa nga vajrat esencialë që ndihmojnë në parandalimin e varjes së gjinjve. E mira është të përzihen me vajra vegjetale.

Maska për gjinjtë
Disa njerëz e përdorin maskën e gjoksit njëherë në javë. Kjo teknikë ndihmon forcimin e indeve të gjoksit.

Ja si përgatitet maska:
Shtypni një kastravec dhe shtoni në të një të verdhë veze. Më pas shtoni pak gjalpë në përzierje. Përzieni përbërësit dhe aplikojeni në gjinj.
Mbajeni maskën për rreth 15-20 minuta dhe më pas lahuni.