Flokët rriten maksimumi 1 centimetër në muaj, por rritja e tyre mund të stimulohet, megjithëse brenda disa limiteve.
■ Për t’i rritur flokët në mënyrë natyrale, duhet të kurohen, duke evituar lyerjen e shpeshtë të tyre, piastrën dhe trajtime të tjera për flokët.
■ Kujdes i veçantë duhet treguar edhe në zgjedhjen e shamponit dhe balsamit për flokët, si dhe duhen prerë majat e dyfishta të flokëve, në mënyrë që të mos dëmtohet pjesa e shëndetshme e tyre.
■ Shmangni ndryshimet ekstreme të bojës së flokut, pasi është një shkatërrim i garantuar si dhe nxehtësitë e tepërta gjatë krehjes apo modelimit të tyre.
■ Për stimulimin e rritjes së tyre këshillohet që një herë në dy javë t’i shpëlani me ujin e rozmarinës, pasi kjo e fundit të jetë zierë në të.
■ Rrënja e flokut ka nevojë që një herë në javë të masazhohet me delikatesë para larjes, pasi kështu stimulohet rritja e tij. /Telegrafi/