Instagram po feston ditëlindjen e 10-të duke ju lejuar të ndryshoni ikonën e aplikacionit gjatë gjithë muajit tetor 2020.
Ka një duzinë opsionesh për të zgjedhur, përfshirë ikonën klasike të saj.
Ja se si të ndryshoni ikonën e aplikacionit Instagram në iPhone ose telefonin tuaj Android, transmeton Telegrafi.
Së pari, shkoni në App Store dhe kontrolloni për azhurnimet e aplikacioneve. Pastaj, hapni aplikacionin Instagram në iPhone ose telefonin tuaj Android dhe më pas prekni ikonën Profile në këndin e poshtëm djathtas.
Pastaj në Settings, rrëshqitni poshtë nga maja e ekranit. Vazhdoni të rrëshqitni poshtë derisa të arrini në fund të ekranit. Do të shihni një linjë me emoji.
Tani jeni në ekranin e ikonave të fshehur të aplikacionit. Këtu janë të gjitha opsionet e disponueshme të ikonës së aplikacionit Instagram.
Zgjidhni ikonën e aplikacionit në të cilën dëshironi. Mund të zgjidhni kamerën klasike Polaroid, logon origjinale të Instagram-it ose ndonjë prej ikonave të tjera të personalizuara.
Ikona do të ndryshohet dhe do të shihni një mesazh pop-up që konfirmon ndryshimin. Klikoni mbi butonin “OK” për të hequr këtë pop-up.
Tani, kur të ktheheni në ekranin bazë të iPhone ose Android, do të shihni ikonën e azhurnuar të aplikacionit.
Mund të ktheheni dhe të ndryshoni ikonën e aplikacionit në çdo kohë, ndërsa tipari është ende i disponueshëm në aplikacionin Instagram.
Shikoni videon e Sam Sheffer për të mësuar më shumë rreth ikonës së fshehur të Instagramit. /Telegrafi/