Telegrafi

Si ta mposhtni lodhjen vjeshtore!

Gjatë stinës së vjeshtës organizmi ngadalëson punën dhe ka të vështirë t’i përshtatet ndryshimeve klimaterike, që në njëfarë mënyre dhe shpjegon problemet shëndetësore që vijnë në formën e ndjenjës së lodhjes, depresionit, alergjive, rënies së sistemit imun dhe plogështisë së përgjithshme.

Shkencëtarët sugjerojnë shtimin e konsumit të vitaminave dhe të mineraleve, sidomos atëherë kur bëhet fjalë për rënie të përqendrimit dhe lodhje.

Nutricistët dhe mjekët sugjerojnë që sa më shumë të lëvizni në natyrë, të merreni me aktivitete fizike dhe t’u ekspozoheni rrezeve të diellit. Edhe konsumi i ujit dhe i çajit ndihmon në detoksimin e organizmit. Lejoni vetes një ekspozim sa më të madh rrezeve të diellit, sepse ndihmon në sekretimin e hormonit serotininë, i cili shihet si një antidepresiv natyra! /Telegrafi/