Të bëhesh prind është një nga eksperiencat më të bukura jetësore.
Të paktën kështu thonë të gjithë ata që e kanë provuar këtë ndjenjë por në një marrëdhënie në çift, ky ndryshim mund të ndikojë edhe në lidhjen e dashurisë.
Të kalosh shumë netë pa gjumë, të kesh shumë më shumë obligime dhe përgjegjësi mund të jenë vetëm disa nga faktorët që zbehin lidhjen dhe krijojnë një distancë mes partnerëve.
Më poshtë po ju sjellim disa këshilla se si të veproni në mënyrë që ardhja në jetë e fëmijës suaj të jetë vetëm diçka që e forcon më shumë marrëdhënien me partnerin tuaj, transmeton Klan Kosova.
Caktoni kohë që kaloni vetëm ju të dy
Bisedoni, keni besim dhe rilidhuni
Të qenit bashkë edhe në mënyrë psikologjike është shumë e rëndësishme
Gjeni gjëra të reja për të bërë së bashku
Jepni njëri tjetrit pushim
Vlerësoni njëri tjetrin dhe përkushtimin që secili prej jush jep në lidhje dhe në rritjen e fëmiut tuaj
Përdorni më pak teknologjinë
Shiheni fëmijën tuaj si gjënë më të mrekullueshme që ju të dy së bashku mund të arrini.