Site icon Telegrafi

Si ta mbani kaçkavallin të freskët, të mos prishet dhe të mos myket

Ky truk ndihmon që freskia dhe shija e kaçkavallit të ruhen perfekt edhe deri në 14 ditë

Kaçkavalli dhe lloje të ndryshme të djathërave janë një ndër artikujt më të shpeshtë në frigoriferin tonë dhe zakonisht i blejmë në paketime më të mëdha, mirëpo si t’ia bëjmë kur thjesht nuk na hahet dhe mbetet ashtu të qëndrojë?

Ekziston mënyra që t’ia zgjasni afatin e përdorimit, t’ia ruani shijen, të shmangni mykun dhe ndryshimin e ngjyrës, madje shumë thjesht dhe lirë, transmeton Telegrafi.

– E gjitha që duhet të bëni është që ta nxirrni kaçkavallin nga folia e tij, ta vendosni në kuti plastike ushqimi me kapak (më mirë është që madhësia e enëve të përputhet me madhësinë e copës së djathit) dhe afër të vendosni një kokërr sheqeri!

Kushtoni kujdes vetëm që sheqeri dhe djathi të mos preken.

Ditët e ardhshme kur ta hapni kutinë, do të shihni që sheqeri ka filluar të shkrihet – kështu ndodh për shkak që sheqeri thith gjithë lagështinë dhe pengon shfaqjen e mykut në djathë. /Telegrafi/

Exit mobile version