Kur është fjala për rutinën ditore të higjienës, ju mund të mendoni se gjithçka e keni nën kontroll.
Por, kjo mund të mos jetë aspak e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni këshillat nga profesionistët e fushave të ndryshme të cilët tregojnë se si ta mbani veten të pastër, të shëndetshëm dhe të dukeni të mprehtë.
Sa shpesh duhet t’i pastroni flokët?
Nuk është nevoja t’i pastroni çdo ditë. Në fakt, kjo varet nga lloji i lëkurës; nëse keni lëkurë normale ose të thatë, atëherë mjafton edhe një herë ose dy herë në javë.
Sa shpesh duhet t’i pastroni dhëmbët?
American Dental Association rekomandon t’i pastroni dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta, por nuk tregojnë kur duhet të bëhet kjo. Sidoqoftë, preferohet që njëherë t’i pastroni në mëngjes dhe një herë në mbrëmje.
Kur është koha më e mirë ta vëni deodorantin?
Koha ideale është menjëherë para se të flini. Kësisoj, nëse jeni duke përdorur antiperspirant, ai ka kohë ta parandalojë djersën që shkaktohet në mëngjes.
Sa shpesh duhet të pastroheni?
Shumica e njerëzve lahen shumë shpesh. Dermatologët kanë thënë për Buzzfeed se duhet të pastrohemi një herë në dy-tri ditë, edhe pse kjo varet nga ajo ku jetoni dhe sa shpesh bëni ushtrime fizike.
Sa i përket debatit se a është më mirë të laheni në mëngjes apo në mbrëmje, kjo varet nga shumë faktorë. Megjithatë, nëse keni lëkurë të vajosur, koha ideale mund të jetë të pastroheni gjatë natës.
Sa shpesh duhet t’i preni thonjtë?
Kjo varet nga ajo se sa të gjatë doni t’i keni thonjtë, por një ose dy herë në çdo dy javë mund të mjaftojë. /Telegrafi/