Site icon Telegrafi

Si ta mbani gripin larg vetes, tani që është mjaft i pranishëm

Jemi zyrtarisht në sezon virusesh prandaj me cilindo takoheni sigurohuni të mbani “distancën e sigurisë”

Ndoshta është e pamundur “t’i shpëtojmë” virozave të stinës, por të paktën bëni përpjekjet tuaja.

Ku fshihen viruset

Gjatë periudhës së virozave, viruset mund të gjenden kudo. Në një zyrë gati çdo gjë mund të jetë e infektuar, nga telefonat deri tek dorezat e dyerve. Vetëm rruga nga shtëpia në punë dhe anasjelltas mund të jetë një fushë e minuar me mikrobe. Doreza dyersh, butona ashensorësh, mbajtësit në autobusë, etj. Këtu madje rreziku është më i madh sepse numri i personave që i prekin këto objekte shumëfishohet. Po ashtu edhe mikrobet.

Siç e dimë, ndërveprimet sociale janë gjithashtu një rrezik. Shtrëngimet e duarve, përqafimet, puthjet i afrojnë njerëzit dhe kjo sjell edhe ndarjen e viruseve së bashku me përshëndetjet, shkruan Health Line.

Së fundi, kini kujdes nga palestra. Ekspozimi ndaj gripit është më i lartë në ambientet e palestrave, tek pajisjet e ushtrimit, dhomat e zhveshjes, sauna, pishina etj.

Mënyra për të parandaluar gripin

Fatmirësisht mund të praktikoni disa veprime për të parandaluar gripin. Fillimisht, mbani një higjienë të mirë. Lani duart, përdorni dezinfektues nëse keni, dhe sigurohuni se i keni duart e lara përpara se të hani. Gjithashtu mundohuni të mos fërkoni sytë dhe të mos i fusni duart në gojë.

– Mbani distancë nga ata që janë të sëmurë

Kur dikush duket qartësisht se është i sëmurë, përpiquni që të qëndroni sa më shumë larg tyre kur teshtijnë ose kolliten. Gjithashtu mundohuni të shmangni turmat e mëdha për të ulur ekspozimin ndaj mikrobeve.

– Jini të kujdesshëm në palestër

Mundohuni të fshini me dezinfektues duarsh pajisjet me të cilat do të stërviteni. Dhe mos harroni t’i lani duart përpara se të prekni fytyrën.

– Merreni vaksinën kundër gripit

Kjo është mjaft e rëndësishme. Vaksina ju mbron juve, po ashtu dhe ata pranë jush, sidomos ata më delikatë si bebet, të moshuarit ose ata që kanë probleme me sistemin imunitar, citon Anabel.

– Qëndroni në shtëpi kur jeni sëmurë

Të gjithë duam që miqtë dhe kolegët të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë. Kjo vlen edhe për ne vetë kur jemi të sëmurë. Në qoftë se qëndrojmë në shtëpi, jo vetëm nuk infektojmë të tjerët, por shërohemi edhe më shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version