Kravata është një ndër pjesët më të holla të rrobave afariste të meshkujve, por te disa edhe pjesë e përditshme
Pa marrë parasysh atë që disa e bartin vetëm për shkak që janë të detyruar, megjithatë shumica nuk dinë si ta lidhin, transmeton Telegrafi.
Rregullat e veshjes afariste
Para që të filloni lidhjen e kravatës, duhet patjetër t’i kombinoni kravatën dhe këmishën.
Rregullat diktojnë që ju duhet të dini se çfarë ngjyre ose modeli i këmishës shkon me një kravatë të veçantë.
Ky është rregulli themelor:
– këmisha njëngjyrëshe shkon me kravatën të modeluar
– këmisha e modeluar shkon me kravatën njëngjyrëshe.
– kravata gjithmonë duhet të jetë më e theksuar se ngjyra e këmishës
– mos i kombinoni kravatat dhe këmishët shumëngjyrëshe
Kravata mund të lidhet në mënyra të ndryshme.
Rregull i përbashkët është që kravata pas lidhjes duhet të jetë e gjatë deri te rripi apo pak mbi rrip.
Nëse bartni këmishë me jakë të gjerë, nyja e kravatës duhet të jetë më e trashë.
/Telegrafi/