Joga asana ndihmon kundër dhembjes së kokës! Mënyra natyrale që ta largoni migrenën e rëndë…
Ushtrimet joga kundër migrenës paraqesin bashkim të asanave të buta dhe shëruese të cilat ndihmojnë që sa më shpejt të liroheni nga dhembja e kokës, transmeton Telegrafi.
Nëse vuani nga dhembja e kokës dhe migrena, këto asana të jogës ushtroni rregullisht 20 minuta dhe do të ndieni përmirësim.
Pos që ndihmojnë te dhembja e kokës, me efikasitet eliminojnë stresin dhe nxisin nxjerrjen e helmeve nga organizmi.
Nuk është e thënë që duhet patjetër të ushtroni asana vetëm kur keni sulme të migrenës, por rekomandohen çdo ditë, sepse janë të mira për shëndetin dhe kurën e shpirtit dhe trupit në përgjithësi.
Për këtë trening të jogës do t’ju nevojiten një peshqir apo maramë, një jastëk dhe një filxhan ujë.
Gjërat e rekomanduara mbani afër shtrojës së jogës. Hapeni mendjen, kthjelloni mendimet dhe lejoni që çdo pozicion të plotësohet me energji shërimi.
Shikojeni video-xhirimin!
/Telegrafi/