Nëse kjo nuk ka sukses, mënyra tjetër tingëllon pak çuditshëm, por nuk do të humbni asgjë- me anë të majonezit, i cili sikurse vazelina, do ta lehtësojë largimin.
Pastaj vjen akulli- merrni një kockë akull dhe fërkojeni, çamçakëzi do të bie kur të ftohet.
Dhe e fundit që duhet ta provoni është vaji i ullirit- që do ta zbutë pjesën e flokëve të përfshirë së bashku me çamçakëzin, i cili thjeshtë duhet të largohet.
Nëse asnjëra nga metodat e mësipërme nuk ka sukses ose ju nuk dëshironi të shpenzoni kohë me këto mënyra- atëherë merrni gërshërët në dorë dhe largojeni pjesën e flokëve ku është ngjitur çamçakëzi.
Ky rregull vlen vetëm nëse keni flokë të gjata dhe të vëllimshme, ashtu që pjesa e prerë nuk do të vërehet. Përndryshe, nëse nuk është kështu, atëherë shkoni te stilisti i flokëve. /Telegrafi/