Site icon Telegrafi

Si ta kuptoni nëse ndokush nga shoqëria juaj është PSIKOPAT

“Të gjithë ne kemi aspekte të personalitetit tonë të cilat janë psikopatike”, thotë Dr. Pemberton.

Shëndeti mendor së fundmi është duke tërhequr vëmendjen e publikut, pasi që edhe politikanët, yjet e ndryshëm, por edhe familjarët mbretërorë janë duke i ndarë sfidat e tyre me probleme të tilla.

Një në katër njerëz në Britani të Madhe vuajnë nga ndonjë problem mendor çdo vit, por më e keqja është se kjo shumë pak diskutohet.

Sidoqoftë, një problem tjetër i zakonshëm mendor është edhe Çrregullimi Antisocial i Personalitetit, ndryshe njohur si psikopatia. Por, Max Pemberton, psikiatër i njohur, tregon se kjo sëmundje nuk është shumë e ngjashme me atë që reklamohet në filma të frikshëm. Sepse, sipas tij, të gjithë ne – dikush më pak e dikush më shumë – kemi trajta të personalitetit tonë që janë psikopatike.

Por, nëse dëshironi të dini nëse ndokush nga miqtë tuaj është psikopat apo vuan nga Çrregullimi Antisocial i Personalitetit, kushtojuni vëmendjen nëse i kanë këto simptoma:

– I thyen ligjet vazhdimisht

– Vazhdimisht mashtron apo tradhton

– Ka sjellje impulsive dhe është i/e paaftë të bëjë plane

– Irritohet lehtë dhe është agresiv

– Vazhdimisht është i papërgjegjshëm

– Nuk ndjen keqardhje. /Telegrafi/

Exit mobile version