Site icon Telegrafi

Si ta kuptoni nëse keni mungesë të vitaminës B12

Vitamina B12 është esenciale që i duhet trupit në mënyrë që të funksionojë siç duhet – por trupi nuk mund ta prodhojë vetvetiu këtë vitaminë

Kjo gjendet kryesisht në produktet e kafshëve, që nënkupton se mungesa e kësaj vitamine është zakonisht më prezente mes veganëve dhe vegjetarianëve.

Nëse nuk adresohet ky problem, mungesa e vitaminës B12 mund të shpijë në një numër të madh të problemeve fizike dhe mendore.

Çfarë është Vitamina B12?

Ndryshe njohur si cobalamin, vitamina B12 nevojitet për të performuar funksione të rëndësishme të trupit, siç është edhe mbështetja e sistemit nervor.

Kjo vitaminë nevojitet edhe për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin përreth përmes një proteine të njohur si hemoglobinë.

Përse ju nevojitet kjo vitaminë?

Bashkë me folatin dhe vitaminën B6, vitamina B12 nevojitet për qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut.

Në veçanti nevojitet për ta parandaluar aneminë dhe për të mirëmbajtur një sistem të shëndetshëm nervor.

Mungesa e vitaminës mund të shpijë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut me madhësi anormale, të cilat nuk mund ta bartin gjakun përreth trupit dhe të funksionojnë në mënyrë efikase.

Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni tejet të lodhur, të mos keni energji, mund t’ju shfaqen ulcerat në gojë, të keni ligështim të muskujve, probleme me shikim, etj.

Por, përveç problemeve fizike, mund të shpijë edhe në probleme mendore, si depresioni, etj.

Lexo po ashtu Mungesa e vitaminës B12: Tri simptoma të veçanta që gjenden në gojën tuaj

Çfarë duhet të hani për ta parandaluar mungesën e vitaminës B12?

Vitamina B12 gjendet në produktet e kafshëve si mishi, qumështi, djathi dhe vezët.

Normalisht, kjo mund të shfaq problem për veganët dhe vegjetarianët, apo për ata që thjesht nuk konsumojnë shumë prej produkteve të lartcekura. /Telegrafi/

Exit mobile version