Telegrafi

Si ta kuptoni nëse jeni duke blerë PANDORA origjinal në Kosovë!

Historia e brendit prestigjioz Pandora, ka filluar në Danimarkë në vitin 1982. Mirëpo kthesën më të madhe të suksesit e ka pasur ne vitin 2000 kur filloi të krijonte konceptin e saj te veçantë me rruaza dhe byzylykë.

Çdo stoli Pandora ka një kuptim ose një stoli mund të bartë shumë kuptime, duke filluar nga kuptimi që i japin stilistët e deri tek kuptimi që i jep vet personi që i mban ato.

Pavarësisht se çfarë festoni, çdo stoli Pandora është krijuar për të treguar historitë personale të personit qe i mban ato, duke e shfaqur stilin unik.

Pandora përveç dizajnit të mrekullueshëm, rëndësi të madhe i jep edhe punimit të stolive. Çdo stoli është e punuar nga metalet e çmueshme të  përzgjedhura me shumë kujdes, secila stoli kalon mesatarisht në 25 palë duar gjatë procesit të përpunimit, të gjitha produktet janë të perfunduara me dorë, çka i bën ato të jenë produkte të cilësisë së lartë.


Pandora në Kosovë

Brendin prestigjioz Pandora, e gjeni edhe në Kosovë tash e 8 vite, në dyqanet e autorizuara nga Pandora në 4 pika të cilat gjenden në: rrugën Garibaldi dhe në Albi Mall – Prishtinë, në Abi Çarshia-Prizren dhe në Ring Mall-Ferizaj.

Në dyqanet tona ka pafund klientë që kan rënë pre e mashtrimit nga argjendari të ndryshme duke menduar se kan blerë Pandora origjinale, duke mos i blerë në njëren nga dyqanet e cekura më lartë.
Përmes këtij artikulli kemi dashur ti njoftojmë adhuruesit e brendit tonë se ku mund të gjejnë Pandora origjinale dhe specifikat që dallojnë një produkt origjinal nga ai fallco.

Më poshtë keni disa pika se si mund të dalloni një Pandora fallco:

Si ta dimë që produkti jonë është origjinal ?

 

Për fund, Pandora ju fton të na vizitoni në njërin nga dyqanet tona, për të eksploruar koleksionin më të ri të festave të fundvitit, dhe të bëni dhurata me plot kuptim, që mbesin përgjithmonë, duke shfrytëzuar ofertat e fundvitit.