Në rast se keni dyshime se dikush ka hyrë në llogarinë tuaj në Instagram, ekziston një mënyrë që mund ta gjeni.
Metoda është pothuajse e ngjashme sikurse në Facebook, duke qenë se të dyja rrjetet sociale janë në menaxhim nga kompania mëmë Meta, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi ta dini se ku llogaria e juaj është e hapur atëherë lexoni këto udhëzime.
Fillimisht klikoni butonin me tre vija, që gjendet lart në anën e djathtë të profilit tuaj, pastaj klikoni tek opsioni “Settings and privacy”.
Pasi ta keni bërë këtë, në fillim të faqes së re do t’ju shfaqet opsioni “search”, dhe aty shkruani fjalën “logg” dhe pas kësaj aplikacioni ju sugjeron opsionin “where you’re logged in” dhe hyni aty.
Pasi të keni dalë në faqen tjetër do t’ju shfaqet një dritare që ju tregon se ku është hapur llogaria e juaj në Instagram, në cilat pajisje dhe po ashtu edhe prej cilave lokacione.
Por çfarë duhet të bëni më pas?
Në rast se doni të siguroni llogarinë tuaj, e keni opsionin tuaj që të mbyllni Instagramin prej të gjitha pajisjeve që është hapur, klikoni fillimit tek opsioni “select devices to log out” dhe më pas “select all”.
Gjithmonë mbani në mend që nëse hasni në ndonjë pajisje të dyshimtë që Instagrami i juaj është hapur nga ndonjë pajisje e dyshimtë, ndryshoni menjëherë fjalëkalimin. /Telegrafi/