Site icon Telegrafi

Si ta kombinoni orkidenë e ndritshme

Çfarë frymëzon kjo tendencë e re?
Është një opsion i mrekullueshëm për të plotësuar grimin. Më të guximshmet do të guxojnë monokromin e plotë, që është parë tek Gucci apo Max Mara, ndërsa më të përmbajturat do ta përdorin orkidenë e ndritshme në një motiv, në një aksesor apo në një grim të lehtë. P.sh., një çantë e bukur kombinohet shumë këndshëm me një xhins "boyfriend" apo një buzëkuq me nuancë fuksia mund të shkojë për mrekulli me një veshje të bukur e të thjeshtë pranverore.

Orkideja e ndritshme shkon edhe me ngjyra të tjera, si blu marine, e zeza apo ngjyra e xhinseve, shkruan Living. Duhen shmangur ngjyrat e gjalla dhe pop.

Orkideja e ndritshme lidhet edhe me gjendjen shpirtërore. Nëse shkon drejt nuancës së kumbullës, jeni serioze, ndërsa me fuksian jeni më të gjalla dhe rinore. /Telegrafi/

 

Exit mobile version