Hapni dezodorantin, spërkatni në thua dhe menjëherë, derisa është i njomur, hiqni me pambuk shtresën e ngjyrës
Nuk keni aceton ndërkaq dëshironi ta hiqni llakun nga thonjtë?
Problemi juaj do të zgjidhet nëse keni dezodorant sprej.
Hapeni spërkatni në thonj dhe menjëherë, derisa të jetë i njomur, hiqni me pambuk shtresën e ngjyrës.
Nëse nuk hiqet e gjitha, përsëriteni procedurën disa herë, transmeton Telegrafi.
Edhe me një lloj spreji mund ta hiqni ngjyrën nga thonjtë – me llakun e flokëve. Mirëpo patjetër në të njëjtin çast pas spërkatjes duhet të reagoni, sepse llaku shumë shpejt thahet dhe forcohet.
Procedura është e njëjtë si edhe me dezodorantin, mirëpo këtë herë përdorni peshqirë, letër tualeti apo fasoleta të njomura në vend të pambukut, sepse llaku është i ngjitshëm, andaj më vështirë do t’i hiqni mbetjet e pambukut nga thonjtë. /Telegrafi/