Në një fytyrë të lodhur, ngjyra kafe vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë situatën. Nëse doni të freskohem për vetëm disa sekonda, respektivisht që të dukeni më pak e lodhur, atëherë përcaktohuni për grim ngjyrë rozë.
Të gjithë ekspertët e grimit janë unanimë. Nuanca e kuqërremtë aty për aty freskon tërë pamjen, por e krijon edhe disponim.
Më së miri do të jetë nëse përcaktoheni për një bojëkuq ngjyrë rozë. Kthjelltësia dhe optimizmi do të vërehen pas vetëm disa përdorimeve të brushës.
Përpos bojëkuqve standard të ngurtë, në ofertë janë edhe bojëkuqtë kremozë, të cilët mund të aplikohen edhe pa bazë kozmetike – me kusht që të keni ten të pastër, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk mund të vendosni a të blini një nuancë pink, apo tjetër, këtë sezon ekspertët ju preferojnë që të përcaktoheni për nuancën koralore. Ajo është një hit i fundit, kur bëhet fjalë për sezonin.
Në mënyrë që ta maskoni lodhjen sa më mirë, në mollëzat e faqeve vendoseni një nuancë më të ndritshme, e kah këndet e fytyrës një nuancë më të errët të bojëkuqit.
Po ashtu, me hije të bardhë hijesoni këndet rreth syve, në mënyrë që askush të mos ua vërejë shenjat e lodhjes. /Telegrafi/