Telegrafi

Si ta filloni përdorimin e Netflix?

Me mbi 12 miliardë orë përmbajtje në shërbim në tremujorin e katërt të vitit 2015 dhe me 69 milionë përdorues, Netflix gjithsesi se ka një pjesëmarrje të madhe në treg.

Por tani shërbimi është duke synuar të zgjerohet më tej, edhe në tregjet tjera të mëdha, dhe të marrë qindra miliona përdorues anembanë globit.

Netflix ka tri pako të thjeshta: Basic, Standard dhe Premium. Pakoja bazike e Netflix kushton 7 dollarë, dhe ua mundëson që të shihni përmbajtjen e saj në 480p dhe vetëm në një pajisje.

Ndërkaq, pakoja standarde e saj kushton 9.70 dollarë dhe sjell përmbajtje në HD dhe mundësinë e shikimit të përmbajtjes nga 2 pajisje. Pakoja Premium e Netflix kushton 12 dollarë dhe ofron cilësinë e 4K, si dhe opsionin e shikimit nga katër pajisje. Muaji i parë në Netflix është pa pagesë.

Por Netflix ka njoftuar gjithashtu se shikimi i përmbajtjes së saj në cilësinë standarde shfrytëzon prej 300MB deri në 700MB për një orë. Ndërsa, cilësia e përmbajtjes së saj HD merr deri në 3GB për një orë.

Nëse shikoni përmbajtje në cilësinë 4K, atëherë Netflix mund të marrë deri në 7GB nga pakoja juaj e internetit.

Regjistrimi në cilindo plan të Netflix është shumë i thjeshtë: vetëm shkruani emailin tuaj, zgjedheni një fjalëkalim, zgjedhni njërën nga pakot, dhe plotësoni të dhënat e kredit kartelës tuaj.

E mira e Netflix është se funksionin nga telefonat dhe tabletët, shërbimi i Google, Chromecast si dhe Android TV.