Telegrafi

Si ta eliminoni celulitin pa trajtime të shtrenjta?

Femrat mendojnë se mund ta eliminojnë celulitin me anë të dietës dhe ushtrimeve, mirëpo e vërteta është se ato janë vetëm masa parandaluese dhe nuk kanë shumë efekt nëse celuliti tashmë është i pranishëm, thonë ekspertët.

Paraqitja e celulitit mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, siç janë faktorët gjenetikë, por mund të nxitet edhe nga shtatzënia, çrregullimet hormonale, mbipesha, duhanpirja dhe alkooli.

Ushtrimet intensive shkaktojnë ngjitjen e celulitit për muskuj, i cili bëhet më pak i dukshëm, mirëpo mbetet i pranishëm.

Disa ekspertë rekomandojnë që të ashtuquajturin ‘celulit i njomë’ mund ta eliminoni me anë të pilingut përkatës dhe kremrave kundër celulitit, të kombinuar me ushtrime të lehta në shtëpi.

Nëse përdorni preparate me bazë kafeine dhe agrumesh për ta eliminuar celulitin, atëherë duhet të adaptoni edhe mënyra të reja, të duhura të konsumimit të ushqimit dhe lëngjeve.

Shmangni kafen, alkoolin, yndyrat me prejardhje shtazore dhe ushqimin e kripshim (zëvendësojeni me pemë dhe perime të pasura me vitaminë C, kalium dhe squfur).

Veç këtyre, është me rëndësi masazhi i përditshëm i pjesëve të trupit të cilat i ka përfshirë celuliti.