Dashuria është një prej emocioneve më të mira që mund ta përjetojë dikush dhe është diçka që thuajse çdo person e kërkon.
Por, çfarë nëse e keni gjetur dikë dhe nuk jeni të sigurt nëse edhe ai po ju dashuron?
Më poshtë i keni disa prej shenjave që tregojnë se ai është çmendurisht i dashuruar në ju, transmeton Telegrafi.
Nuk përpiqet t’ju manipulojë
Kur dikush vërtet ju dashuron, nuk luan lojëra dhe nuk provon t’ju manipulojë. Nëse ndiheni sikurse jeni duke u manipuluar, atëherë keni parasysh se kjo nuk është e shëndetshme për lidhjen.
Gjithmonë mundet t’jua rritë disponimin
Ka diçka rreth atij – gjithmonë mund t’ju gëzojë edhe kur nuk keni fare disponim!
Ai beson se mund të bëni gjithçka vetë
Ai e din se jeni e aftë dhe se nuk ka nevojë t’jua mbajë dorën përgjatë çdo detyre të vogël në jetë. Ai mendon se mund t’i ballafaqoni të gjitha problemet që i keni, por prapëseprapë ju qëndron afër kur keni nevojë.
Ndoshta nuk kupton, por përpiqet të mësojë
Nëse ndonjëherë nuk ju kupton por bën përpjekje të mësojë, atëherë kjo është shenjë e dashurisë të vërtetë.
Ai është shoku juaj i ngushtë!
Nëse keni fatin që të jeni në lidhje me dikë që e konsideroni shok të ngushtë, atëherë ruajeni këtë lidhje! /Telegrafi/