Telegrafi

Si ta dini nëse jeni me të vërtetë të lumtur

Sipas një studimi, t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje nuk është edhe aq e vështirë.

Nuk ka rëndësi se sa keni arritur, me çfarë merreni dhe me kë shoqëroheni. Është e rëndësishme që aktualisht në jetë e keni mirë apo edhe më mirë se që në të kaluarën keni menduar se do të ishte.

Në studim ishin përfshirë pjesëmarrës, të cilët kishin luajtur lojë me karta për para. Shkencëtarët e kishin përcjellë sjelljen dhe humorin e tyre. Ata konstatuan se vetë paratë kishin pak ndikim në humorin e përgjithshëm, transmeton Koha.net. Ndikim më të madh kishte fakti se sa para kishin fituar, a ishin ato më shumë apo më pak sesa që kishin pritur.

Nga kjo konstatojmë se lumturia varet nga pritjet. Kjo nuk do të thotë se ato duhet të jenë më të ulëta, por se duhet të jenë realiste dhe brenda kufijve të realizueshmërisë.

Punoni në pritjet tuaja. Kur ato janë të mëdha dhe për këtë nuk keni bazë, natyrisht që në fund do të jeni të zhgënjyer. Kurrë nuk do të duhej të planifikoni hapa të mëdhenj në jetë, sepse shumë rrallë zhvillohen mu ashtu siç janë planifikuar. /Telegrafi/