Site icon Telegrafi

Si ta dallosh që është tip tradhtari vetëm nga qëndrimi

Nëse dyshoni se burri apo i dashuri juaj ju tradhëton, mbase duhet të filloni të tregoheni më shumë vigjilente me qëndrimin e tij të trupit, sesa me kë shoqërohet apo kujt i shkruan në celular

Ekspertët e gjuhës së trupit kanë arritur në përfundimin se ‘tërheqja dhe seksi mund të rrisin nivelet e testosteronit dhe të krijojnë ndryshime të dukshme në trup’.

Ai shpjegon se një qëndrim dominant nuk do të thotë domosdoshmërisht se mashkulli është i pabesë, prandaj mos e akuzoni partnerin tuaj se “fryhet” më shumë se zakonisht, por nëse krejt papritur qëndrimi i tyre ka ndryshuar, mund të jetë tregues i diçkaje më serioze. Hapja normale e këmbëve kur qëndron në këmbë është ajo në gjerësinë e shpatullave.

Pak më të hapura dhe tregojnë që personi ndihet me këmbë në tokë dhe ka vetëbesim. Nëse ai qëndron me këmbë dukshëm më të hapura se shpatullat, kjo është një përpjekje e ndërgjegjshme për të bërë trupin të duket më i madh dhe më i gjerë dhe kjo sipas ekspertit të gjuhës së trupit është shenjë fuqie dhe dominance.

Duke hapur këmbët më shumë se normalja duket sikur kanë përgatitur trupin para çdo sulmi dhe sipas tyre kjo “nënkupton që ka një person tjetër për të ruajtur”, shkruan Anabel.

Një tjetër tipar i këtij qëndrimi është ekspozimi i organeve seksuale, si për të treguar që nuk ka frikë, sepse është i fortë dhe askush s’mund t’i bëjë keq. Por mund të jetë një shenjë seksualiteti, veçanërisht para femrave, ose shenjë pushteti para burrave.

Herën e ardhshme që bukuroshi juaj do hapë këmbët kur ecën, mbylljani pak dhe tregojini kush është shefi! /Telegrafi/

Exit mobile version