Infektologu Valbon Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, ka folur për infeksionet në organizëm.
Krasniqi ka shpjeguar edhe dallimin ndërmjet gripit dhe flamës/rrufës që shpeshherë ngatërrohet.
“Kjo është shumë me rëndësi të dihet…ne në mjekësi edhe popullata duhet të bëjë dallimin mes flamës së zakonshme/rrugës dhe gripit.
Gripi është një sëmundje e përgjithshme e organizmit dhe është më e rëndë se flama.
Flama prek vetëm rrugët e sipërme të frymëmarrjes, pra vetëm simptoma lokale, fyti hunda dhe veshët.. te flama nuk kemi asnjëherë simptoma të përgjithshme si ethe temperaturë dhembje muskujsh, eshtrave, plogështi…. d.m.th… nuk preket organizimi në tërësi”, tha ai. /Telegrafi/