Identifikimi i hershëm i gripit mund të luajë një rol kyç në atë se sa do të zgjasë ai. Ilaçet kundër gripit janë më të efektshme në një periudhë prej 48 orësh pas fillimit të simptomave të gripit, dhe kohëzgjatja e gripit mund të reduktohet për një ditë.
Sezoni i gripit fillon në vjeshtë dhe përfundon në pranverë. Një shenjë e saktë e fillimit të sezonit të gripit janë njerëzit të cilët kolliten dhe teshtijnë, fëmijët dhe të rriturit të cilët presin në radhë tek mjeku, etj.
Ndryshe nga simptomat e ftohjes, simptomat e gripit vijnë papritmas. Vjen deri tek një rritje e papritur e temperaturës, e dhimbjes së kokës, lodhjes dhe dhimbjes së trupit.
Në vijim ju sjellim simptomat e gripit që nuk janë të pranishme tek ftohjet:
– Temperatura e lartë
– Dhimbja në nyja dhe muskuj
– Dhimbja në zonën e syve
– Ndjenja e plogështisë
– Lëkura e nxehtë dhe e skuqur
– Sytë e skuqur dhe të përlotur
– Dhimbja e kokës
– Kolli i thatë
– Dhimbja e fytit.
Gripi i cili nuk fillon të shërohet me kohë mund të shkaktojë pneumoni bakteriale, inflamacion të veshit dhe sinuseve, dehidratim dhe përkeqësim të simptomave të sëmundjeve si astma apo diabeti. /Telegrafi/