Telegrafi

Si ta bëni rrezitjen tuaj të qëndrojë më gjatë

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Lëkura e rrezitur u bë popullore në kohën moderne, kur ikona e stilit francez, Coco Chanel u kthye nga një pushim jashtë vendit me ngjyra të ndezura në lëkurë të rrezitur. Në këtë mënyrë, ajo i solli modës një dimension krejt të ri dhe lëkura e rrezitur që atëherë është konsideruar si një simbol i rinisë dhe mirëqenies.

Të kesh rrezitje të bukur është gjithmonë elegante dhe tërheqëse. Ndiqni këto këshilla të thjeshta dhe shijoni lëkurën e rrezitur gjatë gjithë verës:

• Para se të aplikoni ndonjë produkt në lëkurën tuaj dhe para se të dilni për të marrë rrezet e diellit, shtresimi është i mirë për të arritur rezultate maksimale. Shtresimi largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, duke e bërë atë të lëmuar.

• Pas shtresimit, sigurohuni që të hidratoni lëkurën për ta bërë atë ekstra të butë (vaji i kokosit është një ushqyes natyral i mrekullueshëm).

• Aplikoni një losion për rrezitje të cilësisë së parë që është i përshtatshëm për llojin e lëkurës tuaj. Për të arritur një rrezitje të përsosur, aplikimi i duhur i produktit për rrezitje është absolutisht thelbësor.

• Zgjedhja e një losioni me përmbajtje adekuate SPF është jetike për të arritur një rrezitje të shëndetshme.

• Përdorni produkte pas diellit, të cilat qetësojnë dhe riparojnë lëkurën tuaj, gjithashtu ndikojnë për të rritur qëndrueshmërinë e rrezitjes. Vajrat më të mirë janë: vaji i ullirit, i bajames, aloe verës, kamomilit, etj.

• Për të garantuar një rrezitje afatgjatë, përpiquni të qëndroni larg nga sauna, banjot e gjata me ujë të nxehtë, shmangni aktivitetet që përfshijnë djersitje të tepërt. /Telegrafi/