Sam Richards, pronari 22-vjeçar i një blogu gatimi në Instagram, ka treguar se ai përgatit patate të pjekura në mënyrë të përkryer
Ai i përgatit në tre hapa, gjë që kërkon kohë, por kur përfundon pjekja janë jashtëzakonisht e shijshme, transmeton Telegrafi.
Patatet krokante dhe të freskëta të pjekura janë një shtesë e pashmangshme në mishin e pjekur për drekën, por nuk është e lehtë të arrihet që të jenë krokante nga jashtë dhe të buta nga brenda.
Kuzhinieri amator 22-vjeçar, Sam Richards, i cili drejton blogun e tij të kuzhinës me pseudonimin @Sams_Scranz në Instagram, thotë se duhet shumë pak përpjekje për të arritur deri te kafshata e përsosur.
Deri më tani, receta e Samit është pëlqyer nga mijëra njerëz në rrjetet sociale, shkruan Metro.
Ja si e përgatit ai:
Pritini patatet në copa më të vogla, me madhësinë e një kafshate, ndërkohë zieni ujë në një tenxhere.
Shtoni kripë dhe kur të vlojë, shtoni patatet, pastaj zieni për 5 deri në 7 minuta.
Shkundni mirë kulluesen disa herë që të kullojë plotësisht.
/Telegrafi/