Site icon Telegrafi

Si ta bëni fytyrën të duket më e dobët

Woman looking at self in mirror.

Rrisni vetullat

Vetullat e plota e bëjnë fytyrën të duket më e dobët sepse ndihmojnë në ndarjen e hapësirave. Pasi të mbushni me laps zonat e rralla, zgjatini lehtësisht nga fundet me laps ato. Vetullat e gjata, por gjithsesi me pamje natyrale, kontribuojnë në efektin e dobësimit.

Ndryshoni modelin e flokëve

Minimizoni rrumbullakësinë dhe butësinë në fytyrë duke i ndarë flokët me vijë anash, duke shtuar volum (flokët e drejta e bëjnë fytyrën të duket më e vogël dhe më e gjerë).

Peneli symaceje

Zgjateni penelin në cepat e syve dhe shtoni edhe pluhur sysh në ngjyra të errëta. Kjo do ta bëjë fytyrën tuaj të duket pak më e ngushtë. Është si një iluzion optik, pasi krijon një efekt trekëndësh në fytyrë. Dalin në pah më tepër sytë dhe e tërheqin vëmendjen nga gjysma e dytë e fytyrës.

Konturoni pa bronzer

Bronzeri i jep shumë ngrohtësi fytyrës. Artistët e grimit rekomandojnë përdorimin e pudrave në tone natyrale të murrme ose gri. Konturi nuk duhet të bjerë kurrë në sy në fytyrën tuaj, por duhet të duket si një hije e lehtë në fytyrë.

Filloni duke vendosur pudër në vijën e flokëve me ndihmën e një furçe të gdhendur, e cila i jep dritë qendrës së fytyrës. Më pas vendosni pudër në tëmtha nga harku I vetullës drejt vijës së flokëve në secilën anë. Për mollëzat, fillojeni konturimin nga mesi i kërcit të veshit drejt pikës ku bashkohen buzët. Së fundmi, jepni idenë e një nofulle të mprehtë duke vendosur pudër poshtë mjekrës.

Theksoni qendrën

Për ta bërë fytyrën të duket më e gjatë, përdorni theksues në pjesën qendrore të ballit, në qendrën e hundës dhe në harkun e Kupidit mbi buzë. Kjo shkakton një tjetër iluzion optik, pasi e “detyron” syrin të përqendrohet në këto pika dhe i largon vëmendjen nga zonat më të gjera. /Telegrafi/

Exit mobile version