Një truk që do t’ju kënaqë
Gjithçka që ju nevojitet është një tub pastë dhëmbësh.
Që të jetë gjithmonë kështu në shtëpinë tuaj, në vend që të blini freskues të shtrenjtë për guacën e WC-së apo spërkatës ajri plot me kimikate, provoni trukun me pastën e zakonshme të dhëmbëve.
Gjithçka që duhet të bëni është të përdorni një gjilpërë për të shpuar tubin e ri të pastës së dhëmbëve në shumë vende dhe më pas shtypni butësisht, në mënyrë që pasta të rrjedh nga pak kudo.
Më pas futeni tubin e pastës së dhëmbëve në rezervuarin e ujit të guacës së WC-së, transmeton Telegrafi.
Sa herë që lëshoni ujin pas përdorimit të tualetit, freskia e pastës së dhëmbëve do të përhapet në të gjithë banjën!
S’ka më mirë se kur hyni në një banjë që mban erë freskie!
/Telegrafi/