Site icon Telegrafi

Si ta bëjmë më të efektshme pudrën e fytyrës?

Vendosni rregullisht pudrën.
Pudra e bronztë dhe elementët ngjyresës ngjiten në lëkurë dhe nxjerrin në pah defektet e lëkurës.
Mos e vendosni pudrën direkt mbi lëkurë, sepse acidet natyrorë mund ta ndryshojnë ngjyrën e pigmenteve. Më parë përdorni një pudër të lirë, të depërtueshme, që do të shërbejë si mbajtëse.

Hapni pudrën me një furçë dhe hiqni sasinë e tepërt me anë të kurrizit të dorës.
Fillojeni aplikimin në mollëza. Këtu aplikimi duhet të jetë më i dendur se në pjesën tjetër të fytyrës. Pastaj shtrijeni pudrën drejt veshëve, ballit, faqeve, mjekrës dhe përfundoni me një kalim të shpejtë mbi hundë.
Për ta njëtrajtësuar, lëmoni fytyrën por jo me duar, pasi mund të krijoni njolla.

Dhe, këshilla e fundit: gjithmonë duhet të kujdeseni që lëkura të mbetet e pastër. /Telegrafi/

Exit mobile version