Mënyra e re që të modernizoni dukjen tuaj janë pjesët e rrobave ngjyrë argjendi.
Kombinoni me elemente sportive dhe kënaquni, transmeton Telegrafi.
Sivjet, krahas ngjyrës pastel rozë dhe të gjelbër, e argjendta përfundimisht dominon në pistat e modës, qoftë në formë fustanesh për ditët e nxehta verore apo të detajeve të modës për të gjithë adhuruesit e muzikës pank.
Vishen shkëlqyeshëm lehtë dhe thjeshtë!
Mundësitë janë të pafundme, që nga kostumet futuristike të Lacoste-s, e deri tek veshjet seksi nga Plein Sud.
Veshjeve, poashtu nuk duhet t’u mungojnë gurët rrëzëllitës apo aksesorët e tjerë shoqërues që i bën veshjet më të shndritshme e me shkëlqim. /Telegrafi/