Influencerja e njohur në rrjetet sociale si SlaybyJess, ka ndarë disa këshilla të dobishme për aplikimin e bazës apo fondatinës.
Ajo ka qindra mijëra ndjekës në Instagram ku ndanë këshilla tejet efikase edhe për fillestare e po ashtu për ato që duan të perfeksionojnë make-upin e tyre.
Së fundmi ajo tregoi se cili është sekreti për vendosjen e fondatinës, ku sekreti sipas saj qëndron edhe tek lloji i brushës.
Influencerja pohon se për aplikimin e bazës ju nevojitet një brushë e trashë, që mund të jetë rrumbullake ose këndore.
Mos e vendosni produktin direkt në brushë por fillimisht në pjesën e pasme të pëllëmbës. Përzini fondatinën në dorë, më pas vendoseni në fytyrë me vendosmëri.