Site icon Telegrafi

Si shpjegohet solstici i dimrit, sot është dita më e shkurtër e vitit

Sonte është solstici dimëror, domethënë momenti kur Dielli në lëvizjen e tij të dukshme arrin pikën e tij më jugore.

Zyrtarisht ka nisur dimri, që do të thotë se duke filluar nga sot na presin ditë më të gjata dhe ditë me më shumë dritë dite.

Nata e sonte në hemisferën veriore është më e gjata, dhe dita është më e shkurtra, transmeton Telegrafi.

Data e solsticit të dimrit, dita më e shkurtër e vitit në hemisferën veriore, zakonisht përkon me ditën e parë të dimrit.

Por data e solsticit të dimrit mund të ndryshojë nga 20 deri më 23 dhjetor.

Solstici dimëror shënon një pikë kthese të madhe vjetore, fillimin astronomik të dimrit dhe kalimin në një periudhë kur ditët bëhen më të gjata dhe më të ndritshme dhe netët shkurtohen.

Termi solsticë vjen nga latinishtja solstitium, që do të thotë “pushimi i diellit”.

Solstici i dimrit është një ngjarje e festuar nga popujt e lashtë dhe ky fenomen i trembi ata.

Për shkak të ditës së shkurtër në shumë kultura të lashta, 21 dhjetori festohej si dita e vdekjes dhe rilindjes së hyjnive që simbolizonin pjellorinë, dritën dhe Diellin.

Ndërsa këtu sot është dita më e shkurtër, situata është krejtësisht ndryshe në hemisferën jugore, ku jeton vetëm dhjetë për qind e popullsisë së botës.

Prandaj, atje solstici i dhjetorit shënon ditën më të gjatë të vitit dhe fillimin e verës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version