Telegrafi

Basketbollisti Shaq tregon se si i kishte shpenzuar 70,000 dollarë në qendër tregtare brenda një nate

Kur Shaq bën diçka, ai e bën atë shumë të dukshme.

Këtë javë në emisionin e sportit në HBO, basketbollisti i njohur zbuloi se kur kishte shkuar në Miami, në vitin 2008, ai kishte shpenzuar pafund vetëm përbrenda një nate në qendrën tregtare Walmart

“Unë kam blerjen më të lartë në historinë e Walmart, CEO mund ta konfirmojë këtë”, ka thënë Shaquille O’NealShaq, i  njohur si Shaq.

“Kam shpenzuar rreth 70,000 dollarë në Walmart brenda një nate. Kam shpenzuar aq shumë, sa American Express menduan se karta ime e kreditit ishte vjedhur. Histori e vërtetë… Kam bërë shumë tregti në Miami. Dhe unë jam shumë i paduruar. Ata tashmë e kanë ndërtuar banesën, por unë nuk kam marrë asgjë. Unë nuk kam asnjë peshqir. Unë nuk kam asnjë tenxhere apo enë tjetër. Unë nuk kam asnjë televizor… “, tregon tutje basketbollisti i njohur amerikan.

Shaq pastaj tregoi se si American Express e kanë kontaktuar për të pyetur se mos diçka nuk shkonte.

“Ekipi i sigurisë nga American Express më thirrën dhe thonin: ‘hej, dikush ka vjedhur kartën tuaj të kreditit, në Walmart'”, tregoi Shaq.

“Thashë : ‘Jo zotëri, ky jam unë’. Ata thanë: ‘Çfarë po bleni në Walmart?’ ”

Sapo basketbollisti më në fund kishte përfunduar zbavitjen e tij të shpenzimeve, ai kishte nevojë për “disa kamionë” për të transportuar gjithçka në shtëpi. /Telegrafi/