Nga PSP marshi “Revolucionit laraman” vazhdoi drejt Qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Fasada e Qeverisë e cila u pastrua dhe u zbardh sot në mëngjes, sonte sërish u ngjyros nga protestuesit laraman.
„Kur regjimi do të na e merr një llastiqe, ne kthehemi me dy të tjera“, ishte komenti i qytetarëve të pranishëm para ndërtesës së qeverisë prej kur protestuesit me llastiqe hodhën tullumbace me ngjyrë drejt saj.
Porosia e protestuesve „Shkupin do ta kthejmë“ ishte shënuar në rrugët e Shkupit. Sonte përpos furgonit “Revolucioni laraman” kishte për përforcim edhe një automjet të tipit “Zastava” të ngjyrosur me ngjyrat e revolucionit.
Protesta vazhdoi edhe para parlamentit, prej ku më pastaj demonstruesit u nisën drejt sheshit “Maqedonia”, ku përsëri hodhën ngjyrë në shatërvanin para monumentit të “Luftëtarit mbi kalë”./Telegrafi/