Imazhet e punonjësve të kujdesit shëndetësor zbukuruan statujën e Krishtit në Brazil, gjatë ditës së diel pikërisht në festën e Pashkëve, për t’i nderuar mjekët dhe infermierët gjatë krizës së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përveç këtyre imazheve, edhe mesazhe shprese janë paraqitur në statujën 38 metra të gjatë në majën e malit Corcovado në “Rio de Janiero”.
“Qëndroni në shtëpi”, thuhej në një mesazh në krahun e statujës masive, krahas një infermieri të buzëqeshur.
Në një pikë tjetër të këtij kontributi, paraqiten fotografi të mjekëve, të kompletuar me stetoskop dhe pallto laboratori.
Përveç këtij rasti është hera e dytë që monumenti kombëtar është ndriçuar si përgjigje ndaj pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/