Site icon Telegrafi

Si ruhet Putini nga një atentat i mundshëm – truproja e tij me një çantë në duar, por çfarë fshihet aty?

Presidenti rus Vladimir Putin ishte i rrethuar nga truprojat e tij në gatishmëri të lartë gjatë një tubimi të fundit në Moskë, dhe siguria ishte maksimale edhe kur ai ishte mes miqve “të besuar”.

Putini duket se ka shumë frikë se mund të vritet para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sa është pasuria e Putinit? Publikohen të dhënat shokuese

Derisa presidenti rus mori pjesë në një takim të fundit me mbështetësit në Moskë, një truprojë që mbante një mburojë të blinduar ishte gati për t’u ngjitur në skenë dhe për ta mbrojtur atë.

Burri – i veshur me të zeza – shihet duke mbajtur një çantë që në raste emergjente të ndonjë sulmi mund të shpaloset e të shndërrohet në mburojë anti-plumbi.

Putin iu drejtua rreth 550 mbështetësve të “besuar” që do të flasin në emër të tij gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Edhe mes miqve, truprojat e tij ishin dukshëm të stresuar, veçanërisht në momentin që pjesëtarët e audiencës u ngritën për të folur. /Telegrafi/

Exit mobile version