Site icon Telegrafi

Si rrallëherë, Unikkatil reagon në rrjete sociale për 23 vjetorin e masakrës së Reçakut

Tashmë kanë kaluar 23 vjet nga lufta në Kosovë, ku u vranë mbi 13,500 persona, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Gjatë kësaj lufte, në fshatrat e qytetet e Kosovës janë kryer mbi 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.

Ndërkaq, ndër masakrat më të rënda në Kosovë të kryera nga forcat serbe është masakra e 15 janarit në Reçak.

Bëhen 23 vite nga masakra e Reçakut

Lidhur me këtë një reagim në rrjete sociale e ka bërë edhe reperi Unikkatil, i cili prej vitesh është i distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga rrjetet sociale.

I njëjti ka hedhur një postim në InstaStory duke përkujtuar këtë e gjithashtu edhe duke bërë lavdi për të gjithë ata që flijuan jetën për liri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Unikkatil

“Lavdi. 23 vjet prej Masakrës së Reçakut”, thuhet në postim të reperit.

Unikkatil (Foto: Instagram)

Viktor Paloka (emri i vërtetë) jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Exit mobile version