Site icon Telegrafi

Si rrallëherë Trump e Putin lëshojnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin lëshuan sot një deklaratë të rrallë të përbashkët në përkujtim të bashkëpunimit të vitit 1945 mes trupave amerikane dhe atyre sovjetike në Luftën e Dytë Botërore për disfatën ndaj Gjermanisë Naziste, si një shembull i mënyrës së bashkëpunimit mes vendeve.

Deklarata e dy presidentëve u lëshua në një kohë të marrëdhënieve të tensionuara SHBA-Rusi për një varg çështjesh, duke filluar nga kontrolli i armëve dhe ndërhyrja ruse në Ukrainë dhe Siri, deri tek akuzat e SHBA-së që Rusia po përhap dezinformata për coronavirusin dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA, transmeton Telegrafi.

Wall Street Journal shkruan se vendimi për të dhënë një deklaratë të përbashkët ishte i diskutueshëm për disa zyrtarë në qeverinë Trump, të shqetësuar se do të ulte tonin e mesazheve kritike të SHBA-së për Moskën.

Njoftimi përkujton takimin e ushtarëve sovjetikë dhe amerikanë, që u bë më 25 prill 1945 në një urë në lumin gjerman Elba. /Telegrafi/

Exit mobile version