Ajo është përfolur shpesh për projektet që ka sjell e atmosferën që ka krijuar gjatë performancave nëpër vende të ndryshme.
Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Teuta Selimi, e cila kohëve të fundit ka bërë të komentohet edhe për paraqitjet nëpër rrjete sociale.
Artistja, e ndjekur nga 183 mijë njerëz në Instagram, së fundmi ka marrë vëmendje në një fotografi me bikini.
Meqenëse ishte tejet e kujdesshme në këtë pjesë, të njëjtën rrallë e kemi parë të shfaqet e tillë.
Kjo ka bërë që të admirohet për linjat trupore, marrë parasysh që momentalisht është 46-vjeçare.
Siç shihet në prapavijë, Selimi si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubain.
Sa i përket anës muzikore, i fundit projekt i lansuar nga Teuta mban titullin “M’ke rrejt” që e solli në shtator të vitit të kaluar në bashkëpunim me reperin Skerdi. /Telegrafi/