Rusia ka anuluar të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive në vend.
Ministria ruse e Kulturës ka thënë se të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive janë anuluar në të gjithë vendin.
Të gjitha ngjarjet masive në Moskë u anuluan pas të shtënave në sallën e koncerteve “Crocus City Hall”.
Turmat po mblidheshin për të ndjekur koncertin e grupit rus të Rock-ut, “Picnic”, ku thuhet se ishin shitur mbi 6200 bileta.
Theksojmë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 janë plagosur, raporton bbc.
Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.
Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus. /Telegrafi/
https://twitter.com/visegrad24/status/1771244961347915939